Spears do të rikthehet fuqishëm

04/11/2015 00:00

Britney Spears ka kënaqur fansat duke konfirmuar se ajo po punon për të sjellë muzikë të re. 33-vjeçarja ka publikuar albumin e saj të parë në vitin 1999 dhe që nga ajo kohë 7 albume të tjerë. Por bukuroshja bjonde ka zbuluar se është duke punuar shumë për të sjellë muzikë të re.

Ajo e ka publikuar këtë lajm në rrjetet sociale, ku shkruan: “Duke punuar shumë…albumi i ri…poooo”, thuhet bashkangjitur një fotografie të postuar nga ajo.

Ky postim i këngëtares ka kënaqur së tepërmi fansat, të cilët kanë komentuar duke shprehur kënaqësinë e madhe.

Top Channel