Tiranë, plagosen me armë zjarri 2 persona; policia identifikon autorin

04/11/2015 00:00

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, pasi janë qëlluar me armë zjarri.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores, ku të plagosur kanë mbetur dy të rinj të moshave 25 dhe 27 vjeç.

Sipas burimeve, dy të rinjtë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë qëlluar teksa ndodheshin në ambjentet e një lokali të zonës.

Forca të shumta policie të cilat kanë mbërritur pak momente më pas në vendin e ngjarjes kanë mundësuar shoqërimin në spital të të lënduarve.

Ndërkohë, pas mbledhjes së dëshmive ato kanë mundur të identifikojnë autorin e atentatit, me inicialet E.D, i cili është shpallur në kërkim.

Pritet që nga hetimet dhe sidomos marrja në pyetje e të plagosurve, të hidhet dritë mbi ngjarjen. 

Top Channel