Fier, 3 mijë pisha të rrafshuara nga stuhia në bregdetin e Semanit

04/11/2015 22:05

Tre mijë pemë pishe janë shkatërruar nga stuhia që kaloi disa ditë më parë në bregdetin e Semanit.

Sipas drejtoreshës së përgjithshme të zyrës së Shërbimit veterinar, pyjeve dhe bujqësisë në Bashkinë e Fierit, Luiza Strati, stuhia ka dëmtuar nëe sipërfaqe prej 1.500 ha, duke rrëzuar përtokë 3 mijë pemë pishe.

Dëme stuhia ka shkaktuar edhe në pyllin me pisha të Darëzezës, por që nuk është nën juridiksionin e Bashkisë e Fierit.

Drurët e pishave të rëna po priten nga një grup pune dhe do të transportohen e stivosen në ambjentet e ndërmarrjes komunale e më pas do të shiten në ankand për dru ngrohjeje për banorët e komunave Seman dhe Ndërmenas.

Top Channel