Kolumbi, çiftet gay mund të adoptojnë fëmijë

05/11/2015 04:10

Gjykata Kushtetuese e Kolumbisë ka marrë një vendim historik. Çiftet e të njëjtit seks në këtë vend tashmë mund të adoptojnë një fëmijë, pasi më parë ka qenë e ndaluar.

Në një vendim 6-2, gjykata ka kërkuar që çiftet homoseksuale, lesbike dhe transeksuale nuk duhet të diskriminohen nga e drejta për të pasur një fëmijë, por gjithashtu duke nisur edhe nga parimi i thjeshtë që “çdo fëmijë ka të drejtë të ketë një familje”.

Reagimet kanë qenë të ashpra, me Kishën Katolike të këtij vendi që ka reaguar e para duke thënë se po shkelen të drejtat e fëmijëve, por duke deklaruar se ky vendim është kundër vullnetit të popullit i cili, sipas sondazheve, kundërshtojnë idenë që çiftet e të njëjtit seks të kenë të drejtë të adoptojnë fëmijë.

Mbështetësit e këtij vendimi thanë se ky ishte një lajm i mirë për 10 mijë fëmijët kolumbianë të cilët presin të kenë një familje.

Me këtë vendim, Kolumbia i bashkohet një numri të vogël të vendeve të Amerikës Latine, duke përfshirë Uruguain dhe Argjentinën, për të lejuar që çiftet e të njëjtit seks të mund të adoptojnë një fëmijë.

Top Channel