Tiranë, sekuestrohen 71 kg kanabis; në kërkim poseduesi

05/11/2015 09:45

Agjentë të komisariatit numër 5 të Tiranës kanë ndërmarrë në orët e fundit një operacion anti-drogë në rrethinat e kryeqytetit.

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 71 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas burimeve, kanabisi është gjetur në fshatin Dritas, në banesën e shtetasit me inicialet V.B, në fshatin Dritas, i cili është shpallur në kërkim.

Burimet saktësojnë se lënda narkotike ishte e ndarë në 15 pako plastmasi dhe shtojnë se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe mjete për tharjen e saj.

Top Channel