Burgu i Shënkollit, tentoi t’i jepte drogë të shoqit, arrestohet

05/11/2015 00:00

Policia e Lezhës ka mundur të arrestojë në flagrancë një shtetase, e cila është përpjekur të fusë në burgun e Shënkollit një sasi droge, për t’ia dhënë bashkëshortit të saj të dënuar.

Specialistët e seksionit kundër narkotikëve, në Policinë e Lezhës, kanë mundur të arrestojnë mesditën e së mërkurës shtetasen Xhimileta Medja, 23 vjeç dhe banuese në lagjen “Skënderbej” të Lezhës, pasi siç njofton komunikata e policisë është përpjekur t’i japë të shoqit një sasi prej 15 gramësh hashash brenda ambienteve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Shënkollit, të fshehur në veshjet e brendshme intime.

Materialet e mëtejshme hetimore proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, teksa shtetësja 23-vjeçare akuzohet për veprën penale “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Top Channel