“Gjithnjë kam qenë vajza e mirë”

05/11/2015 00:00

Ajo ka një forcë për t’u pasur në konsideratë, pas vite e vitesh të tëra të kaluara në majat e gjithçkaje që ka dashur të bëjë në karrierë dhe në jetë.

Jennifer Lopez duket se shërben edhe si një shembull vizionar, në fotot e reja që shoqërojnë intervistën e saj të dhënë për numrin e dhjetorit të revistës “Marie Claire”.

Këngëtarja 46-vjeçare, por me një “rini të pëjetshme”, njëkohësisht edhe aktore dhe yll televiziv në disa aktivitete, provon vlerat e saj si një modele në editorialin në fjalë, duke pozuar në një mënyrë tepër joshëse në një veshje pas trupit të kuqe, e duke shfaqur këmbët e saj në një formë për t’u pasur zili.

Por jo vetëm këmbët, pasi edhe forma fizike me të cilën shfaqet ylli amerikan me origjinë portorikane është e jashtëzakonshme.

E megjithëse Jennifer, apo JLo si e njohin shkurtimisht, konsiderohet si një prej femrave më seksi dhe tërheqëse në botë, ajo e pranon se jo gjithmonë e sheh veten e saj në të tillë këndvështrim, duke e quajtur vetëm thjesht dhe vetëm “një vajzë të mirë” në intervistën e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel