Greqi, mbyten dy fëmijë në Kos; trupi i pajetë i foshnjës për të shpëtuar familjarët e tjerë

05/11/2015 00:00

Një tjetër tragjedi me refugjatët sirianë është shënuar në brigjet e ishujve grekë, teksa ata, në përpjekje e sipër për t’i shpëtuar luftës civile në vendin e tyre synojnë një jetë më të mirë në vendet e Europës Qendrore e Veriore.

Një varkë me 14 emigrantë në bord është fundosur gjatë natës së të enjtes, shumë pranë ishullit grek të Kosit, duke shkaktuar vdekjen e dy fëmijëve. Lajmi është konfirmuar nga Roja Bregdetare greke.

Ndërkohë, babai i njërit prej dy fëmijëve të vdekur është detyruar të hedhë në det trupin e pajetë të të birit vetëm 6-vjeçar, i cili tashmë rezulton i zhdukur, për të shpëtuar pjesëtarët e tjerë të familjes së tij.

Në një tjetër zhvillim, Bashkimi Europian ka paralajmëruar se, deri në fund të vitit 2017 mund të mbërrijnë në Europë mbi 3 milionë azilkërkues të tjerë. Ky lajm është bërë i ditur përmes parashikimeve ekonomike të vjeshtës, të publikuara nga Komisioni Europian, në të clat mes të tjerave analizohet edhe impakti i këtij fenomeni.

Top Channel