20-vjetori i Kendall Jenner; gjoksin zbuluar ndjekësve të saj

05/11/2015 00:00

Sapo i ka mbushur 20 vite jetë dhe ka zgjedhur surprizën më të bukur për ndjekësit e saj në rrjete sociale, që janë jo pak, por 40 milionë vetëm në Instagram.

Kendall Jenner, motra e Kim Kardashian, ka vendosur të dalë e shfrenuar vetëm për kënaqësinë e fansave të saj.

“Kjo është fotoja ime e preferuar”, shkruan ajo në Instagram, duke shfaqur një foto të shkrepur teksa ulte tej limiteve kanotjeren e saj për të nxjerrë në pah gjoksin e zbuluar, e që pavarësisht “lirisë” së diktuar nga vetë ajo, mediat e huaja e kanë censuruar.

Një prej vajzave më influencuese në Instagram, për shkak se me 40 milionë ndjekësit e saj konsiderohet si më e ndjekura absolutisht, Kendall ka fikur të martën plot 20 qirinjtë që simbolizojnë 20-vjetorin e saj. Me këtë rast nuk mund të mungonte i gjithë klani “Kardashian”, që kanë festuar datëlindjen e 20 të çiftit Caitylin (Bruce) dhe Kris.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel