Korçë, protestojnë tregetarët e mallrave të përdorura

05/11/2015 14:45

Tregëtarët e rrobave të përdorura në Korçë kanë kundërshtuar zhvendosjen e tyre në ndërtesën e re ku do të zhvillojnë aktivitetin të gjithë tregëtarët ambulantë.

Pasi kanë shitur për vite të tëra në zona të ndryshme të qytetit, kjo edhe për shkak të investimeve të shumta që janë bërë, bashkia u ka ndërtuar atyre një treg të veçantë në hyrje të Korçës.

Por kjo alternativë është kundërshtuar prej tyre. Nga ana e saj, bashkia u ka prishur atyre tendat, edhe pse ata nuk janë futur ende në ambjentet e tregut të ri.

Të lodhur nga këto zhvendosje tregtarët kanë shprehur revoltën e tyre dhe kanë deklaruar se, jetojnë vetëm me të ardhurat e pakëta të këtij aktiviteti.

Ata refuzojnë hapësirën e vogël në tregun e ri, pasi siç thonë, nuk mund të ekspozojnë as një të dhjetën e mallit që kanë.

Top Channel