Maqedoni, Ostreni: BDI-ja nuk është parti e qytetarëve, por e rrogëtarëve

05/11/2015 16:20

“Ne gabojmë kur flasim për Marrëveshje të Ohrit, sepse kjo marrëveshje ishte kornizë për ndryshimin e Kushtetutës dhe u inkorporua në të, Kuvendi i miratoi ndryshimet. Prandaj, nuk mund të bisedohet për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, por për zbatim të Kushtetutës”. Kështu pohon Gëzim Ostreni, kryetar i partisë më të re opozitare UNITEI, e themeluar nga krahu i shkëputur i BDI-së.

Sipas Ostrenit, është propagandë kundër partisë së tij pohimi se “Uniteti” është themeluar si lojë e Ali Ahmetit dhe se pas zgjedhjeve, kjo parti do të bëjë koalicion me BDI-në.
 
Lidhur me pohimet se koalicioni mes Ahmetit dhe Gruevskit është aleancë tenderësh, Ostreni thotë se “vetë shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, në një emision politik ka deklaruar se krenohet me 500 drejtorët e partisë nëpër institucione shtetërore, gjë që dëshmon se kjo nuk është parti e qytetarëve, por është shndërruar në parti rrogëtarësh”.

Top Channel