Miley në lidhje me Kristen Stewart?!

05/11/2015 00:00

Sipas një artikulli të publikuar në revistën “OK!”, raportohej se Miley Cyrus ishte e fiksuar me Kristen Stewart dhe misioni i saj ishte të lidhej me të, por duket se këngëtarja nuk e ka aspak në plan.

Gjithashtu raportohej se ylli i “Hannah Montana”, ishte e vendosur që t’i fitonte zemrën aktores së “Twilight”, por sipas burimeve të “Gossip Cop” e gjitha kjo histori ishte qesharake.

Sipas burimeve, kjo histori është frymëzuar nga një postim që Miley ka bërë në llogarinë e saj të “Instagram”-it në të cilën kishte publikuar Kristen dhe bashkangjitur postimit kishte shkruar: “Kristen është shumë tip”, ndërkohë aktorja ishte përgjigjur duke thënë se ndihej shumë e vlerësuar.

Top Channel