Vdes i riu i plagosur një ditë më parë në Bathore

05/11/2015 17:35

Ka ndërruar jetë në spital njëri prej dy vëllezërve që mbetën të plagosur me armë zjarri pas të shtënave në një lokal, mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Bathores, në Tiranë.

Shtetasi Valter Kolaveri, 28 vjeç, nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga breshëria automatike e një dite më parë.

28-vjeçari dhe vëllai i tij janë qëlluar teksa ndodheshin në ambientet e një lokali të zonës.

Forca të shumta policie mbërritën pak momente më pas në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pas mbledhjes së dëshmive kanë mundur të identifikojnë autorin e atentatit. Ai është shtetasi me inicialet G.D, i cili është shpallur në kërkim.

Top Channel