Fshatrat që rrezikojnë për një urë

05/11/2015 00:00

Megjithëse fshati Menik ndodhet  vetëm 8 km larg nga kryeqyteti, në zonën e Ndroqit, mungesa e infrastrukturës së një ure, të kthen pas në kohë.

Të pamundur për të zgjidhur këtë situatë, ata veçse shpresojnë. Fëmijët shoqërohen nga prindërit në këtë urë pasarelë, e cila herë pas here është kthyer në protagoniste të incidenteve në këtë zonë.

Sinkron, Sulejman

Megjithatë, nga viti 2001 askush nuk ka vënë dorë në këtë urë pasarelë, e cila degradon çdo ditë, duke u kthyer në një rrezik të madh për vetë banorët.

Sinkron, Xhavit Çeka, Administrator i  njesise Ndroq

Ky fshat mund të kishte më shumë të ardhshme në sytë e fëmijëve dhe të rinjve, të cilët sakrifikojnë jo pak për të shkuar në shkollë ose për të dërguar ato produkte bujqësore të pakta në pazar.

Top Channel