Jetesa e vështirë në fshatrat e Burrelit

05/11/2015 00:00

Mund të kishte qenë ndryshe! Sikur fati t’i kishte buzëqeshur sadopak, ata nuk do të ishin në këto kushte të vështira ekonomike dhe do kishte më shumë diell në ditët e tyre.

Hygerti ndihmon të atin, i cili kohëve të fundit është rënduar nga ana shëndetësore, sëmundjet e njëpasnjëshme dhe varfëria i kanë gërryer keqas. Është vetëm 63 vjeç, por problemet e vuajtjet kanë luftuar me kohën duke sjell rrudha të shumta në fytyrën e Bajramit.

Në fshat koha kalon shpejt duke u marrë me blegtori e bujqësi. Nadirja, si i vetmi krahë pune në familje, merret me punët e rënda të fushës, duke marrë vetëm ca prodhime të pakta në këmbim.

Adriatiku së bashku me miqtë e tij shpeshtë se janë në kërkim të këtyre familjeve, të cilat nuk sigurojnë as minimumin jetik të tyre.

Ato, i premtuan Bajramit që sa herë të jenë në vështirësi financiare, ata mund ta ndihmonin me gjërat më të nevojshme ushqimore.

Top Channel