Miranda Kerr pas palestrës

05/11/2015 00:00

Ajo u nda nga bashkëshorti i saj Orlando Bloom dy vite më parë, por duket se kjo ka ndikuar vetëm për mirë tek Miranda Kerr, e cila tashme në moshën 32-vjeçare duket në një formë të shkëlqyer.

Modelja është fotografuar këtë të martë sapo ka dalë nga palestra në Malibu, ku kishte veshur streçe të zeza dhe një bluzë të lirshme të bardhë, e cila ja tregonte më së miri barkun e saj tejet të tonifikuar.

Aktualisht modelja australiane është në një lidhje me Evan Spiegel, themeluesin miliarder të “Snapchat”. Ndërsa nga lidhja me Orlando Bloom, ajo ka një djalë 4-vjeçar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel