Kuvend, Tahiri: Lufta kundër krimit ka njohur suksese

05/11/2015 21:15

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, iu drejtua opozitës duke thënë se “të gjithë treguesit flasin qartë sesi lufta kundër kriminalitetit dhe informalitetit ka njohur suksese që ju nuk mund t’i imagjinoni”.

“Në tetë vite keni ulur 2 herë pagat e policisë, ndërsa ne i rritëm me 25%. Ne rritëm buxhetin për policinë, duke investuar në infrastrukturë. Në dy vite shkatërruam 1.3 milionë rrënjë narkotike. Kjo është eficenca e asaj që kemi bërë ne dhe e shfrytëzimit të buxhetit. Të gjithë treguesit flasin qartë sesi lufta kundër kriminalitetit dhe informalitetit ka njohur suksese që ju nuk mund t’i imagjinoni”, tha Tahiri.

Më tej, ministri shtoi se lufta kundër krimit është e përbashkët, jo vetëm e qeverisë, por edhe e opozitës dhe qytetarëve: “Bëhuni bashkë me policinë për të luftuar krimin, përndryshe heshtni”.

Top Channel