Kuvend, miratohet pr.ligji për buxhetin faktik 2014

06/11/2015 01:30

Kuvendi ka mbyllur punimet në orët e para të së premtes, duke votuar projektligjet e diskutuara në rendin e ditës.

Deputetët kanë votuar projektligjin për buxhetin faktik 2014. Ky pr.ligj u miratua me 75 vota “pro” dhe asnjë kundër.

Gjatë ditës së enjte, pati përplasje të forta për këtë pikë mes qeverisë dhe opozitës, ku përpos debateve u shkëmbyen edhe disa akuza.

Po ashtu, u miratua edhe projektligjit për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile dhe projektligji për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

Në mungesë të raportit, është shtyrë votimi për projektligjin për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë.

Top Channel