Sfida me Stoke, plani “Special” për të qenë pranë skuadrës

06/11/2015 00:00

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho nuk do të jetë në stolin e bluve në sfidën e së shtunës pasdite kundër Stoke Cityt. Deklaratat pas ndeshjes kundër Sauthemptonit i kanë kushtuar shtrenjtë atij, pasi është pezulluar për një ndeshje dhe me 50 mijë paund.

Mirëpo, “Speciali” tashmë e ka planin si të jetë pranë skuadrës. Ai do të qëndrojë në hotelin e skuadrës, ku do të shikojë ndeshjen, por prej nga do të japë edhe urdhra për ndryshime taktike.

Mediat britanike kanë mësuar se Mou do të komunikojë me celularë me asistentët e tij, duke i dribluar rregullave që thonë se trajneri nuk duhet të jetë prezent fizikisht në stol apo dhomat e zhveshjesh.

Edhe në vitin 2005, Mou ishte pezulluar nga UEFA për ndeshjen kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, por atëherë “Speciali” kishte arritur të futej në dhomat e zhveshjes.

Edhe pse skuadra e Chelseat gjithmonë e ka mohuar, besohet se Mou kishte shfrytëzuar koshin ku futeshin fanellat për të hyrë deri nën dhomat e zhveshjes dhe për t’i dhënë porositë para ndeshjes dhe gjatë pushimit.

Top Channel