Ngjarja në Bathore, arrestohet babai i autorit për fshehjen e armës së krimit

06/11/2015 00:00

Policia e Tiranës ka gjetur armën e krimit të ngjarjes së ndodhur në Bathore dy ditë më parë, ku një person humbi jetën. Burime zyrtare bëjnë të ditur se arma tip pistoletë TT, është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Zgafnarit”.

Në pranga është vënë babai i autorit të dyshuar që fshehu armën. Sipas policisë, Xhelal Daci dyshohet se kanë fshehur armën e krimit, ndërsa në pranga është vënë dhe Krenar Braja. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohej.

Mbrëmjen e 4 nëntorit, E. Daci plagos me armë zjarri dy vëllezërit Kolaveri në një lokal në zonën e Bathores. Një ditë më pas njëri prej vëllezërve ndërroi jetë, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.

Top Channel