Fundi i botës?! Bukuri që vjen nga stuhia

06/11/2015 00:00

Para se qiejt të hapeshin sërish në Sidnej këtë të premte banorët janë përballur me një pamje, sa të frikshme aq dhe të mrekullueshme.

Nga deti vinte stuhia me erëra të forta dhe shira, por pamja që të ofronte të ngjante me një apokalips, ku retë e ngarkuara të qiellit dukeshin si valë të detit të ngritura në lartësi të mëdha.

Banorë të shumtë kanë fiksuar në foto e video këto pamje, teksa gjithë zona është përfshirë nga moti i keq me shira dhe stuhi duke shkaktuar shpesh herë dhe përmbytje.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel