Inter, Handanovic drejt rinovimit

06/11/2015 14:00

Samir Handanovic do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit. Portieri slloven, i cili përpara disa muajsh ishte në qendër të zërave të merkatos së tranasferimeve për një largim të mundshëm nga klubi zikaltër, duket se e ka kthyer situatën në favor të tij.

Sipas të përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, futbollisti 31-vjeçar është shumë pranë rinovimit të kontratës së tij me klubin milanez deri në vitin 2019, firma mbi të cilën pritet të hidhet brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Megjithatë, Handanovic ka pretendimet e tij për këtë kontratë të re me Interin. Slloveni kërkon që në këtë marrëveshje të re të përfshihet një klauzolë: bonus për fitoren e titullit në Itali.

Top Channel