Bushati: Ristani hedh baltë mbi punën e policisë

06/11/2015 14:20

Partia Socialiste i është përgjigjur deklaratave të bëra sot nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. Deputeti socialist Ervin Bushati tha se Ristani po hedh baltë mbi punën e policisë.

“Ndërkohë që Arben Ristani hedh baltë dhe merr për bazë gënjeshtrat e një individi që kërcënohet nga drejtësia shqiptare, ne i përgjigjemi me fakte. Sot që flasim numri i vrasjeve është përgjysmuar. Sot që flasim falë punës dhe kontrollit të sigurisë rrugore kemi numrin më të vogël të aksidenteve në rrugë”, tha Bushati.

Top Channel