Arrestohet për korrupsion kryeinspektori i Bashkisë së Tiranës

06/11/2015 14:35

Drejtori i Auditit i bashkisë së Tiranës, Gjelosh Progni është vënë në pranga në kauzën e korrupsionit pasiv.

Sipas burimeve zyrtare në sajë të operacionit të koduar “Premtimi i fundit”, është arrestuar Gjelosh Progni, 38 vjeç, kryeinspektor i bashkisë, detyrë që e mban që prej vitit 2012.

Progni ka përfituar një shumë prej 5 milionë lekësh të vjetra nga shtetasja V.B, duke i premtuar asaj punësim në bashkinë e Tiranës në janar të vitit 2013, por pa dhënë specifika të pozicionit të punës.

Top Channel