Miqësoret e Spanjës, Diego Costa kthehet në skuadër

06/11/2015 00:00

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka publikuar listën e 24 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore me Anglinë dhe Belgjikën që do të luhen në 13 dhe 17 nëntor.

Ajo që të bie në sy është rikthimi në përfaqësuesen iberike i Diego Costa, si dhe prania e vetëm 2 futbollistëve të Realit të Madridit dhe 5 të Barcelonës.

Kështu në portë, janë thirrur nga Del Bosque, Casillas, De Gea dhe Sergio Rico. Në mbrojtje janë preferuar Huanfran, Mario, Pique, Ramos,  Bartra, Jordi Alba dhe Azpilicueta. Reparti i mesfushës përbëhet nga San Joze, Koke, Busquets, Fabregas, Isco, Iniesta, Thiago e Nolito. Ndërsa në sulm Diego Costa-s i bashkohen Pedro, Mata, Alcacer dhe Morata.

Top Channel