Lufta ndaj ISIS, amerikanët të pakënaqur me Obamën

06/11/2015 00:00

Një anketë e re tregon se amerikanët janë të pakënaqur me përpjekjet e Presidentit Obama për të luftuar Shtetin Islamik në Lindjen e Mesme.

Një pjesë e të intervistuarve u shprehën se presidenti po bën shumë pak, ndërsa të tjerë mendojnë se ai e ka shkelur premtimin për t’i dhënë fund përfshirjes ushtarake amerikane në rajon.

Sondazhi i agjencisë “Associated Press” dhe firmës së anketimeve “GfK” tregon se 6 në 10 amerikanë nuk janë dakord me përgjigjen e Obamës ndaj avancimit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Në fakt, mbështetja për fushatën ajrore kundër ISIS-it është zbehur: vetëm 38 për qind e të intervistuarve janë sot dakord me të, krahasuar me një vit më parë, kur nismën e mbështeste gjysma e amerikanëve.

Top Channel