Ben Affleck, më i shëndoshë se kurrë më parë

06/11/2015 00:00

Roli i tij në filmin “Dark Knight” e tregonte një mashkull muskuloz, por Ben Affleck është shndërruar plotësisht për xhirimet e filmit të ri “Live By Night”.

Në xhirimet e filmit, të cilat po realizohen në Gjeorgji, 43-vjeçari është shfaqur më i shëndoshë se kurrë më parë, i veshur me një kostum të gjerë.

Aktori ndodhet momentalisht në Gjergji, ku po xhiron filmin e tij të ri, ndërsa ish bashkëshortja e tij ndodhet në Los Angeles, ku po kujdeset për fëmijët.

Ben nuk është vetëm protagonist në këtë film, por ai është gjithashtu regjisori i tij, ku do shfaqet personazhe të famshëm si Sienna Miller, Zoe Saldana, Elle Fanning, Chris Cooper dhe këngëtari R&B Miguel.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel