Kritikat ndaj Obamës penalizojnë Ran Baratz në Izrael

06/11/2015 00:00

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të rishikojë vendimin e tij për të caktuar Ran Baratz në postin e drejtorit të komunikimit pas kritikave të këtij të fundit ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama dhe disa zyrtarëve të tjerë amerikanë.

Barazt e akuzoi Obamën në “Facebook” për anti-semitizëm, ndërsa për Sekretarin e Shtetit, John Kerry, ai thoshte se ka moshën mendore të një 12-vjeçari.

Netanyahu reagoi menjëherë, duke i cilësuar si krejtësisht të papranueshme komentet në fjalë.

Kryeministri izraelit do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë javën që vjen dhe sipas disa zyrtarëve të shtetit hebre, Baratz nuk ka për ta shoqëruar në këtë udhëtim.

Top Channel