Fier, ndalohet për vjedhje ish përgjegjësi i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore

07/11/2015 09:40

Ish përgjegjësi i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Fier është ndaluar nga policia në akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Sipas burimeve zyrtare është ndaluar Arben Bishyti, 56 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për vjedhje duke shpërdoruar detyrën të kryer në bashkëpunim.

Policia bën të ditur se bashkë me shtetasin Laver Saka i cili ndodhet aktualisht në masën arrest me burg, nuk kanë bërë derdhjen e kontributeve të qytetarëve, por i kanë përvetësuar këto para.

Top Channel