Fier, motoçikleta përplas këmbësorin; vdes 38-vjeçari

07/11/2015 10:50

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, rreth orës 05:00, në fshatin Qarr të Fierit. 38-vjeçari Aleksandër Hoxhara është përplasur nga një motoçikletë pasi ka dalë nga shtëpia për të nxjerrë bagëtinë.

Sipas policisë, drejtuesi i motoçikletës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar nga uniformat blu.

Viktma është çuar në Spitalin Rajonal të Fierit dhe më pas në morg, ku dhe është tërhequr nga familjarët.

Top Channel