“Parandalimi i dhunës ndaj grave”, LGI takim me gratë dhe vajzat e Patosit

07/11/2015 00:00

“Parandalimi i dhunës ndaj grave” ka qënë tema e takimit të Lëvizjes së Grave për Integrim me gratë dhe vajzat e qytetit të Patosit. Të pranishme në këtë takim ishin deputetet Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Erisa Xhixho.

Në fjalën e saj znj. Kryemadhi tha se gratë duhet të solidarizohen me njëra-tjetrën për t’i bërë ballë sfidave me të cilat ndeshen. Ajo tha se do të krijohet edhe Forumi Ekonomik i Gruas pranë LSI-së.

“Problemet që kalojnë gratë shqiptare janë të gjitha njëlloj, pavarësisht nga ajo që ne përfaqësojmë. Ne shumë shpejt do të krijojmë Forumin Ekonomik të Gruas pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Do të organizojmë dhe grupet e vogla të punës sa i përket evidentimit të grave të dhunuara dhe ndihmës që mund t’u japim ne si LSI këtyre grave. Të mos harrojmë që një grua e dhunuar është si rezultat i jetës së vështirë ekonomike, i faktorëve ekonomikë që ndikojnë në ambientin e saj”, është shprehur znj. Kryemadhi.

Znj. Kryemadhi apeloi për denoncimin e rasteve të dhunës dhe fenomenet negative të keqtrajtimit, pasi në këtë mënyrë tha ajo, paradalohen dhe fenomenet negative në shoqërinë tonë.

Top Channel