Ndahet nga jeta aktori shkodran Fatbardh Smaja

07/11/2015 14:30

Pas një sëmundjeje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori i njohur i teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Fatbardh Smaja. Pak javë më parë ai ishte emëruar dhe drejtor i  këtij teatrit ku punonte prej 35 vitesh.

Fatbardh Smaja lindi më 2 shtator 1956 në qytetin e Shkodrës. Studioi në fillim për  violinçel e  klarinet dhe më pas përfundoi studimet në Institutin e Lartë të  Arteve për aktrim.

Në vitin 1980 nisi punën ne teatrin “Migjeni” si aktor dhe ai numëron rreth 90 role në komedi, dramë, tragjedi por dhe kinematografi si në filmat “Fundi i një gjakmarrjeje “,”Fejesa e Blertës”, “Ngjyrat e moshës” e disa të  tjerë.

Fatbardh Smaja njihet dhe si regjisor duke vënë  edhe vetë pjesë në skenë. Disa nga veprat që ai ka vënë në skenë janë “Rëndësia e të qënurit i sinqertë”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “I sëmuri për mend” “Zeneli” etj.

Top Channel