PD, Paloka: Edi Rama foli për suksese imagjinare

07/11/2015 14:40

Partia Demokratike ka denoncuar shpërdorimin e parave nga qeveria shqiptare për lidhjen satelitore të aktivitetit të sotëm në qytetin e Korçës. Edi Paloka, nënkryetari i PD-së tha se Edi Rama foli për suksese imagjinare.

“Mijëra euro u shpërdoruan edhe sot nga taksat e shqiptarëve për të blerë frekuencat satelitore që të dilte live diarreja verbale e Edi Ramës, kryeministrit më të korruptuar në Ballkan. Një diarre verbale që flet për suksese imagjinare, që nuk ia beson askush edhe në atë sallë, përtej rreshtit të parë e të dytë të hajdutëve. Se kjo nuk është qeveria e shqiptarëve, por e habilajve, shullazëve, papulëve e carapulëve.  Kjo është qeveria e korrupsionit masiv, që po i detyron shqiptarët të ikin me mijëra çdo muaj. Është koha të bashkohemi, të majtë e të djathtë, të rinj e të reja e të ndalim këtë klikë hajdutësh. Ta pastrojmë Shqipërinë nga mjerimi, krimi dhe korrupsioni që ka shkaktuar Edi Rama me 40 hajdutët e tij”, deklaroi Paloka.

Top Channel