Kontrollet polici- OSHEE, 8 të arrestuar gjatë javës

08/11/2015 00:00

Policia e Shtetit ka bërë të ditur rezultatet e javës të operacioneve të përbashkëta me OSHEE për vjedhjen e energjisë elektrike. Gjatë kësaj jave kanë operuar në terren 90 grupe të përbashkëta pune, polici- OSHEE.

Këto grupe pune kanë kryer kontrolle në 3965 raste, dhe si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 19 raste të vjedhjes së energjisë. Të arrestuar në flagrancë janë 8 persona, janë shpallur në kërkim pesë, dhe ndiqen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, 1-8 nëntor, janë ndërprerë 769 lidhje të abonentëve debitorë dhe 19 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 78 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Top Channel