Kanos me armë dy persona, arrestohet 21-vjeçari

08/11/2015 09:30

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 21-vjeçar për kanosje me armë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Flori Dimo ka kanosur N. S 47 vjeç dhe E. S 17 vjeç.

Dimo akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve. Lidhur me ngjarjen policia e Fierit ka shpallur në kërkim R. N 20 vjeç.

Top Channel