Trump në programin e NBC, komuniteti latin në protesta

08/11/2015 00:00

Pjesëmarrja e republikanit Donald Trump në programin Saturday Night Live, në rrjetin Nbc, ka zemëruar amerikanolatinët në Nju Jork, të cilët zhvilluan protesta pranë studiove të televizionit. Trump u bë kandidati i 7 për presidencën i cili ftohet në shfaqjen komike.

Protestuesit thonë se producentët e programit në NBC po legjitimojnë, atë që e cilësojnë si fushatë raciste të Trump-it. Brent Wilkes, drejtuesi ekzekutiv i ligës së bashkuar të qytetarëve të Amerikes Latine, tha se për komunitetin e tij, Trump është armiku numër një.

“Ne besojmë se opinionet e Donald Trump për latinët dhe veprimet e tij drejt këtij komuniteti do të ishin ekstremisht të dëmshme për miliona familje amerikanolatine në vend. Më shumë se 57 milion latinë punojnë në SHBA. Ata nuk duan asgjë më shumë se të jetojnë ëndrrën amerikane dhe të kontribuojnë për ekonominë”, thotë Wilkes.

Pasi njoftoi pretendimet për kandidaturën republikane për presidencën, Trump i përkufizoi emigrantët meksikanë si përdhunuesa dhe trafikantë droge. Menjëherë pas këtyre komenteve kanali Nbc hoqi dorë nga transmetimi i konkurseve të Mis Amerikës dhe Mis Universit, të cilat sponsorizohen nga Trump, duke thënë se respekti dhe dinjiteti për të gjithë njerëzit, ishin vlerat themelore amerikane. Por rrjeti njoftoi muajin e kaluar se Trump do të merrte pjesë në programin Saturday Night Live.

Në fillim të shfaqjes, u dëgjua një zë që e quajti racist manjatin amerikan. Më pas u zbulua se ai ishte komediani Larry David, i cili tha se i kishin ofruar 5 mijë dollarë për ta bërë këtë, duke iu referuar komunitetit latin. Republikani nga ana e tij u përgjigj se si biznesmen e respktonte plotësisht ujdinë.

Top Channel