Britania, Cameron paralajmëron BE për mundësinë e largimit

08/11/2015 00:00

Kryeministri David Cameron pritet të paralajmërojë liderët europianë për mundësinë e largimit të Britanisë nga BE, nëse ata do të bëjnë një vesh shurdh për reformat e kërkuara prej tij.

Lideri britanik pritet t’i dërgojë një letër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ditën e martë, ku do të parashtrojë ndryshimet e kërkuara prej tij. Letra do të shënojë nisjen e rinegocimit zyrtar të anëtarësimit të Britanisë në BE.

Siç zbulohet paraprakisht Cameron do të paralajmërojë unionin se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje për reformat, dhe nëse shqetësimet e Britanisë do të shpërfillen, ata do të rikonsiderojnë nëse Bashkimi Europian është gjëja e duhur për vendin.

Konservatorët kanë premtuar mbajtjen e një referendumi lidhur me qëndrimin në BE në 2017-n.
Por laburisti euroskeptik Austin Mitchell mendon se deklarat e Cameron janë thjesht një bllof, dhe se në të vërtetë ai nuk ka ndërmend të shkëputet nga Bashkimi Europian.

Top Channel