Championsi i Azisë, pa gola finalja e parë Al Ahli-Guangzhou

08/11/2015 00:00

Rruga deri në finale për Al Ahli dhe Guangzhou Evergrande ka qenë mes golave emocionues dhe përmbysjeve interesante, por në përballjen më të vlefshme që vlen shumë, nga dy të tillë të programuar, finalistët kanë zhgënjyer.

Ekipi nga Dubai dhe rivalët kinezë barazuan pa gola në një 90-minutësh me pak mundësi shënimi në stadiumin “Rashid”.

Al Ahli, deri më tani ka qenë skuadra më produktive në diskutimet për kohët shtesë dhe ndeshjet e tejzgjatura dhe, pavarësisht se ishte një skuadër pritëse, mbetet ende me mundësi optimale për trofeun, pasi nuk pësoi gol në shtëpi. Ekipi arab u detyrua madje të mbrohej “in ekstremis”, pasi qendërmbrojtësi Haikal u përjashtua me karton të kuq për një goditje të kundërshtarit.

Mundësitë më të mira për të prishur ekuilibrat i kishte mesfushori brazilian Paulinjo, që shkoi dy herë pranë portës së vendasve. Formacioni i Guangzhou, që drejtohet nga trajneri Luiz Felipe Scolari, mbetet i pathyeshëm në të gjitha kompeticionet që prej muajit maj. Kinezët janë favoritë për finalen e kthimit më 21 nëntor.

Top Channel