Kate Winslet: Ju rrëfej Steve Jobs-in

08/11/2015 00:00

Kate Winslet dhe Joanna Hoffman, bashkëpunëtorja historike e themeluesit të Apple , janë takuar shpesh për një nga filmat më të pritur të stinës, Steve Jobs, shkruar nga Aaron Sorkin dhe drejtues nga Danny Boyle, me protagonist Michael Fassbender.

“Shkova ta takoj dhe kam kaluar shumë kohë me të për të kuptuar lidhjen e tyre të krijuar nga shumë dashuri dhe respekt. Mendoj se kanë mbetur të lidhur deri në fund, sepse ajo ishte i vetmi person që nuk dëshironte asgjë nga ai”, ka thënë aktorja, teksa ka krijuar dhe një set fotografik ekskluziv për “Uomo Vogue” të Peter Lindbergh.

Pas çmimit Oscar të fituar me “The Reader” dhe 70 çmime të tjera Bafta, Golden Globes dhe Emmy, fantazia e aktores që duhet ta realizojë është ajo e interpretimit të një burri. “Shpesh gazetarët më pyesin cilin rol ëndërron të interpretosh, dhe unë i përgjigjem gjithmonë “atë të një burri”. Për një aktore është sfida më e madhe, apo jo?”.

Top Channel