Chelsea, Diego Costa rrezikon dënimin; sulmoi punonjësin e sigurisë

08/11/2015 00:00

Përplasje me një punonjës të sigurisë së stadiumit dhe një episod komik, në të cilin ironizon kundërshtarin e tij. Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa është përshkrimi më i mirë për situatën e keqe, që po kalon Chelsea i trajnerit Jose Mourinho, pasi braziliani i natyralizuar si spanjoll rrezikon dënimin.

Futbollisti i kombëtares iberike do të ketë probleme me Federatën angleze të Futbollit (FA), për shkak të një përplasjeje me një punonjës të sigurisë në ndeshjen kundër Stoke City. Gjesti i sulmuesit spanjoll ndaj punonjësit privat të rendit, është raportuar nga arbitri i takimit Taylor, i cili do t’i dërgojë detajet në FA.

Blutë, në këtë takim humbën me rezultat 1-0, e shtata në Premier League për ta në këtë sezon. Si të mos mjaftonte kjo, Costa u kontestua nga tifozët vendas edhe për një gjest ironik ndaj Shoukros në stadium.

Top Channel