Aksidentoi këmbësorin, ndalohet drejtuesi i motorit

08/11/2015 11:15

Policia e Fierit ka ndaluar drejtuesin e motorit që mëngjesin e të shtunës aksidentoi për vdekje një 37-vjeçar.

Dalip Bana, 23 vjeç nga Boçova e Fierit është ndaluar pasi në aksin rrugor Levan- Qarr, duke drejtuar motorçikletën e tij Lonçin, me targë FR 643 C, pa leje drejtimi, ka aksidentuar për vdekje Aleksandër Hoxhara, 37 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës     05.00 të mëngjesit, teksa Hoxhara ishte duke nxjerrë bagëtitë. Mbi 23-vjeçarin rëndojnë akuzat e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, dhe largim nga vendi i aksidentit.

Top Channel