Shitet kitara e vjedhur e John Lennon

08/11/2015 00:00

Kitara e vjedhur e John Lennon para se të humbte për 50 vjet është për 2.4 milionë dollarë në një ankand në Kaliforni. Ylli i “Beatles” përdori kitarën akustike J- 160E për një vit më 1962 për të regjistruar dhe kënduar këngë si “Love me Do” dhe “I want to hold your hand”.

Muzikanti John Mc Caw bleu kitarën në fund të viteve ’60, por pa e ditur se ajo ishte vjedhur nga Lennon në koncertin e Krishtlindjeve të vitit 1963 ka thënë Darren Julien, drejtor i ankandit.

Vendndodhja e saj ishte e panjohur për gjysëm dekade derisa një burrë në Kaliforni zbuloi se kitara në pronësi të tij kishte një vlerë historike.

Top Channel