Lufthansa ndërpret grevën vetëm për një ditë

08/11/2015 00:00

Pas grevës dyditore, që la të bllokuar me dhjetëra e mijëra pasagjerë, avionët e “Lufthansa”-s rinisin këtë të diel fluturimet, por vetëm për një ditë.

Të hënën, greva fillon sërish dhe duhet të përfundojë të premten. Më të prekurit prej saj kanë qenë kryesisht fluturimet nga Frankfurti dhe Dyseldorfi, por me përfundimin e pushimeve të vjeshtës në shtetet jugore gjermane, Sindikata e pavarur e punonjësve të trafikut ajror bën të ditur se, mund ta shtrijë aksionin e saj edhe në Mynih.

“Lufthansa” përpiqet prej kohësh të negociojë me grevistët, lidhur me planet e saj mbi shkurtimin e kostove të pensionit, pjesë e përpjekjeve për kursime, që do t’i lejojnë një konkurrim më të mirë me rivalët e linjave “low-cost”.

Top Channel