PD, denoncim për djalin tjetër të Leskajt

08/11/2015 00:00

Partia Demokratike denoncon se drejtori i OSHEE-së i ka dhënë para djalit tjetër të nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj.

Grida Duma, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD tha se OSHEE është burimi i stresit për qytetarët shqiptarë.

“Pikërisht nga paratë e gjakut të shqiptarëve të mbledhura me dhunë e me kërbaç, me burg, kryehajduti i Edi Ramës, Ardian Çela, i jep paratë paratë e të pamundurve djalit tjetër të zonjës Leskaj, për mirë trajtimin  ndaj stresit, për punonjësit e OSHEE. 700 milionë lekë merr djali i deputetes, i nënkryetares së Kuvendit, për të trajtuar stresin e OSHEE, ndërkohë që kjo bandë e Edi Ramës shkaktoi tronditje e dramë tek mijëra familje, tek mijëra të pamundur, duke i lënë në errësirë, duke i dërguar në burgje duke u marrë dhe jetën nga arroganca e trajtimi çnjerëzor”, tha Duma.

Sipas Kushtetutës, tha ajo, mandati i deputetes Leskaj bëhet i pavlefshëm.

Top Channel