374 njerëz të pafajshëm do të masakroheshin në vitin 1914 nga andartët grekë në fshatin Panarit. Një ngjarje, për të cilën është folur gjithmonë shumë pak.

Cikli “Gjurmët shqiptare” i gazetarit Marin Mema, këtë të diel në orën 13:00 solli dëshmitë rrënqethëse të kësaj ngjarjeje.

Si u vranë 200 burra dhe 174 gra e fëmijë? Si u rrëmbyen shumë fëmijë të tjerë dhe cili ishte fati i tyre i mëpasshëm në Greqi? Si shpëtuan disa prej njerëzve të tjerë për të treguar më pas historinë e tmerrshme?

Gjithçka e treguar përmes dëshmive, që erdhën për herë të parë në një dokumentar televiziv.

Top Channel