Jorge Lorenzo fiton betejën me Rossin, kampion në MotoGP

08/11/2015 00:00

Për të tretën herë në karrierën e tij, Jorge Lorenzo është shpallur kampion i botës në MotoGP. Spanjolli i Yamaha-s fiton betejën me shokun e tij të skuadrës, Vale Rossi, duke fituar garën e fundit sezonale të zhvilluar në Valencia.

Valentino Rossi udhëhiqte renditje me 7 pikë diferencë para kësaj gare, por për shkak të penalizimit ai u nis i fundit në Velncia. Italiani zhvilloi një garë spektakolare duke u ngjitur 22 vende, por arriti vetëm i katërti në finish dhe pikët e fituara nuk i mjaftuan të siguronte titullin e dhjetë në karrierën e tij në MotoGP.

Në Valencia i dyti u rendit Marc Marquez, ndërsa në vendin e tretë ishte një tjetër spanjoll, Dani Pedrosa, të cilët ishin një ndihmesë e madhe për Lorenzo-n, duke mos lejuar Rossin të ngjitej në podium.

Kjo ishte fitorja e 7 sezonale për Jorge Lorenzo, e cila i siguroi atij edhe titullin e trëtë kampion në MotoGP.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel