2 milionë dollarë për ditëlindjen e Kris Jenner

08/11/2015 00:00

Fëmijët e Kris Jenner raportohen të kenë shpenzuar 2 milionë dollarë për një festë speciale për ditëlindjen e nënës së tyre, ditën e premte.

Sipas “TMZ”, Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner kanë marrë me qira një skenë gjigande në West Hollywood për organizimin e kësaj feste.

Rreth 300 të ftuar kanë qenë të pranishëm në festën e ashtuquajtur “Great Gatsby”. Burimet kanë raportuar se në këtë ditëlindje të veçantë kanë qenë të ftuar shumë personazhe të rëndësishëm.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel