Neymar udhëheq Barcelonën në fitoren e radhës

08/11/2015 18:50

Dy gola të Neymar dhe një i Luis Suarez me 11-metërsh i dhanë fitoren 3-0 Barcelonës në ndeshjen ndaj Villarreal, e zhvilluar pasditen e së dielës në Camp Nou.

Katalanasit i shënuan të tre golat në pjesën e dytë të takimit.

Edhe pse pa lojtarë si Messi, Rakitic, Mascherano apo Rafinha, skuadrës së Luis Enrique i mjaftuan yjet e tjerë (Neymar, Suarez dhe Iniesta) për të marrë 3 pikët e radhës.

Me këtë sukses, Barça ngjitet në kuotën e 27 pikëve, e vetme në kryesimin e kampionatit spanjoll.

Top Channel