Goli spektakolar i Neymar në ndeshjen ndaj Villarreal

08/11/2015 00:00

Dëmtimi i Lionel Messit para pak javësh u mendua se do të sillte probleme të mëdha te Barcelona, por po ndodh krejt e kundërta, dyshja e sulmit Neymar-Suarez po tregojnë se mund ta bëjnë të vetëm sulmin e Barçës, madje të shënojnë edhe gola spektakolar.

Një të tillë e shënoi braziliani edhe në ndeshjes e luajtur këtë të diel në “Camp Nou”, ku Barcelona fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Villarrealit.

Pas një asisti perfekt nga Suarez, Neymar tregoi klasine tij të jashtëzakonshëm, ku me lëvizje të zgjuar e kalon topin pas mbrojtësit të qendrës, e më pas lëshon një goditje fluturimthi të pa kapshme për portierin mik.

Në këtë takim, Neymar arriti të shënonte edhe një tjetër gol, ndërsa në këtë ndeshje shënoi edhe Suarez.

Top Channel