Rusia kthen 11 000 turistë nga Egjipti

08/11/2015 22:10

Rusia ka kthyer nga Egjipti në vendlindje rreth 11 000 turistë vetëm në 24 orët e fundit dhe numri i tyre do të rritet në ditët në vazhdim.

Moska zyrtare njoftoi të premten se do të pezullonte të gjitha fluturimet drejt Egjiptit pasi një avion rus u rrëzua në Sinai, duke shkaktuar vdekjen e 224 personave.

Ndërkohë, britanikët janë të sigurtë se, avioni rus i rrëzuar javën që shkoi në gadishullin e Sinait është shkatërruar nga një bombë dhe, këtë bindje e mbështesin te përgjimet e komunikimeve mes disa anëtarëve të ISIS-it.

Ndërmjet tyre mendohet të ketë pasur edhe xhihadistë britanikë. Antenat elektronike, – bëjnë të ditur mediat italiane, – kanë arritur të tërheqin biseda që paraprijnë, shoqërojnë e ndjekin një sulm “të rëndësishëm”.

Burime të inteligjencës amerikane, të cituara nga “Neë York Times”, sqarojnë se kanë në duart e tyre një regjistrim të konsiderueshëm: atë të një bashkëbisedimi, ku ekstremistët flasin për diçka “të madhe” që pritet të ndodhë.

Pjesa tjetër e materialit është përftuar pas katastrofës, e aty xhihadistët përgëzojnë të kënaqur njëri-tjetrin për rezultatin. Për ekspertët, megjithatë, kaq nuk mjafton që të bëhet lidhja me ngjarjen e Sinait, sepse ndonjëherë – sqarojnë ata, – ndodh që militantët të gëzojnë qoftë edhe me një fatkeqësi natyrore të përplasur mbi një vend armik.

Top Channel